Mbledhja komemorative
Lamtumirë, kapiten Erdogan Celina!
Lamtumirë, kapiten Erdogan Celina!
Sot, me dhimbje të thellë, i dhamë lamtumirën një prej figurave më të çmuara të futbollit të Kosovës, Erdogan Celinës.
Në mbledhjen komemorative të organizuar në nderim të tij, u kujtua njëzëri si një futbollist ikonë, kapiten model dhe trajner shembull, por mbi të gjitha si një njeri i jashtëzakonshëm, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë.
Erdogan Celina ia kushtoi një jetë futbollit të Kosovës, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e këtij sporti. Për kontributin e tij, përkushtimin dhe vlerat njerëzore që e karakterizuan, ai do të mbetet përgjithmonë pjesë e kujtesës së futbollit tonë.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në mesazhin e tij përkujtimor tha:
“Erdogan, faleminderit për gjithçka që i dhe futbollit të Kosovës. Faleminderit për miqësinë dhe respektin që na dhurove.
Lamtumirë, kapiten! Do të mbetesh përgjithmonë në kujtesën e futbollit tonë.”