Xhesika Berberi

Fejohet ish-Miss Shqipëria

Ish-Missi i Shqipërisë, Xhesika Berberi, i ka dhënë fund beqarisë.

Bukuroshja shqiptare e ka thënë “Po-në” e saj të fuqishme në një ceremoni private të fejesës.

Momentet intime me partnerin dhe çastin e propozimit e ka ndarë me ndjekësit vet Xhesika.

“E nisa vitin duke i thënë po burrit të ëndrrave të mia. Mezi pres të kaloj pjesën tjetër të jetës sime me ty. E dua dhe e adhuroj çdo moment me ty, dashuria ime” shkroi ajo.

Menjëherë vërshuan komentet e shumë ndjekësve dhe figurave publike, që e uruan atë për këtë kapitull të ri.