Kandidati për kryetar

Shukri Buja: Me ne, fitorja është e grave!

Në Lipjan u zhvillua një takim inspirues me vajzat dhe gratë e komunës, ku kandidati për kryetar, Shukri Buja, theksoi rëndësinë e rolit të tyre në procesin vendimmarrës dhe në programin e tij për zgjedhjet lokale.

Buja u shpreh se idetë dhe zëri i grave janë thelbësore jo vetëm për hartimin e programit, por edhe për funksionimin e ekipit të tij politik. Ai garantoi se gratë do të kenë një rol të fuqishëm në vendimmarrje, fuqizim social e ekonomik përmes projekteve konkrete, si dhe hapësirë të merituar në listën garuese për Kuvendin Komunal.

“Gratë do të kenë një rol të rëndësishëm edhe në ekzekutivin komunal gjatë mandatit të ardhshëm,” theksoi Buja, duke shtuar se fitorja e tij është edhe fitorja e grave të Lipjanit.