Armëpushimi

FOTO | Festë e madhe në Teheran!!!

Një numër i madh banorësh të Teheranit festuan shpalljen e një armëpushimi me Izraelin pas 12 ditësh konflikti, raporton Anadolu. Qytetarët u mblodhën në Sheshin e Revolucionit në kryeqytetin iranian. Ata mbajnë flamuj iranianë dhe thërrisnin slogane kundër SHBA-së dhe Izraelit.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi mbrëmë se Izraeli dhe Irani kishin rënë dakord për një armëpushim “të plotë dhe total” mes konfliktit në Lindjen e Mesme, transmeton Ballkani.info.

Këtë mëngjes pak para orës 7:00 të mëngjesit sipas kohës kosovare, televizioni shtetëror iranian njoftoi se armëpushimi kishte hyrë në fuqi. Pastaj Trump njoftoi se “armëpushimi tani është në fuqi” dhe u tha palëve në konflikt: “Ju lutem mos e shkelni atë!”

Amerikanët sulmuan tri objekte bërthamore

Lufta filloi me sulmin e Izraelit ndaj Iranit më 13 qershor. Izraeli nisi sulmin për të parandaluar Teheranin të ndërtonte një bombë bërthamore. Irani iu përgjigj sulmeve dhe Shtetet e Bashkuara iu bashkuan luftës të dielën duke sulmuar tre objekte bërthamore.

Irani këmbëngul se po zhvillon programin e tij bërthamor ekskluzivisht për qëllime civile. /Ballkani.info/