futbollisti kosovar

Drilon Islami prezantohet të CFR Cluj

Futbollisti kosovar, Drilon Islami për herë të parë është veshur me fanellën e klubit rumun, CFR Cluj 1907.

Faqja zyrtare te klubit nga Rumania ka publikuar një foto të mesfushorit kosovar me fanellë

Kujtojmë që Islami ditë më parë u zyrtarizua si blerja më e re e Clujit.

Ai u largua nga Prishtina si “lojtar i lirë” për t’u transferuar në elitën e futbollit rumun.

Kujtojmë që Islami te Cluji do të jetë bashkëlojtar i Meriton Korenicës dhe Lindon Emërllahut.