Interi synon transferimin e Brahimit
Interi sfidon Lazion në merkato përsa i takon Yacine Brahimi të Portos.
Bardhekaltrit po e vëzhgojnë me interes 29-vjeçarin, i cili me shumë mundësi nuk do ta rinovojë kontratën me klubin portugez, që i skadon pikërisht në qershor.
Një mundësi me kosto zero, që as zikaltërit nuk duan ta humbasin. Sipas mediave franceze, skuadra e drejtuar nga Spalletti ka bërë hapa përpara duke i ofruar lojtarit një parakontratë për të “djegur” konkurencën e ekipeve të tjera.
Gjithsesi, për algjerianin nuk interesohen vetëm ekipet italiane, pasi në garë për sulmuesin është futur edhe Arsenali, që ka kohë në ndjekje të lojtarit.