Protestojnë bizneset
Fillon protesta e bizneseve kundër ZRRE-së
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) në bashkëpunim me përfaqësuesit e sektorit privat kanë filluar protestën e paralajmëruar në sheshin “Skënderbeu” kundër Liberalizimit të Tregut të Lirë të energjisë elektrike, në Prishtinë.
Me pankarta në duar si “Mos na le pa punë”; “Mos na shkatërro biznesin”; “Prodhimi po fiket qeveria hesht”; “ Importi falënderon ZRRE për ndihmë”; “Pa transparencë s’ka treg të lirë”.
Kjo është protesta e dytë që po mbahet nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe sektori privat.