Mourinho nuk bindet nga puna e Solskjaer
Ole Gunnar Solskjaer është emri kryesor për t’u emëruar trajneri i ardhshëm me kontratë afatgjatë te Manchester United, por për këtë Jose Mourinho ka dyshimet e tij.
Kujtojmë që norvegjezi zuri vendin e portugezit duke marrë 32 pikë në 12 ndeshje (10 fitore e 2 barazime) dhe u shpall trajneri i muajit, i fundit për Manchester United që nga koha e Ferguson.
Gjithsesi Mourinho shpjegoi se trajnerët e emëruar me emergjencë në një skuadër nuk mund të kenë sukses në planin afatgjatë, këtë e shpjegoi nëpërmjet shkarkimit të Ranierit nga Fulham, duke prekur njëkohësisht edhe pasuesin e tij te United.
"Can they get a better manager than Claudio? Not at all."
BUT, Mourinho reckons Fulham only need to look at how #MUFC improved under Solskjaer to see that caretaker boss Scott Parker could turn things around.#beINPL #beINMourinhohttps://t.co/AHNWcp7glS pic.twitter.com/JpVsJL5qb8
— beIN SPORTS (@beINSPORTS_EN) March 3, 2019
“A mund të gjejë Fulham një menaxher më të mirë se Ranieri? Jo! A mund ta krahasoni eksperiencën e Ranieri me atë të Scott Parker (trajneri i ri), i cili do të drejtojë një ekip për herë të parë? Jo!”, tha portugezi për “beIN Sports”.
“Ndonjëherë në futboll, keni shembull ish klubin tim (Man. United) që ndonjëherë bëjnë zgjidhje emergjente. Nuk besoj shumë në këto ndryshime në plan afatgjatë, por këto ndryshime të menjëhershme ndonjëherë japin rezultate pozitive”, shtoi më tej “Special One”.
Në fjalën e tij Mourinho vuri në dyshim që Solskjaer do të ketë sukses në sezonin e ri, gjithmonë nëse ai konfirmohet trajner i United.