Ndeshja e MLS zhvillohet në temperatura -27

Në rrymat e të ftohtit polar dhe kushtet e paimagjinueshme për të luajtur futboll, ndeshja mes Colorado Rapids dhe Portland Timbers u zhvillua në temperaturën -27 gradë celsius (-18 fahreneit).

Një ndeshje që nisi në acar dhe përfundoi e mbuluar në dëborë. Rezultati? 3-3 dhe vendasit luajtën me 10 lojtarë që nga minuta e 27’-të e takimit. Gola e gabime pa fund nga të dyja skuadrat, penallti e humbur e autogola, gjyqtar me flokë e vetulla të ngrira e tifozë që zhvishen duke rivalizuar temperaturat. Një ndeshje përtej normales.

Kjo ishte ndeshja e parë për skuadrat në kampionatin e MLS-së që ngriti siparin këtë fundjavë. Për Coloradon mungon Shkëlzen Gashi, i cili u hoq nga lista për sezonin e ri dhe do vijojë të marrë pagën edhe pse nuk do luajë në asnjë ndeshje, ose deri në momentin që të gjejë një skuadër të re. Gjithsesi ish sulmuesi i Shqipërisë ndihet me fat që nuk ishte i detyruar të luajë në ato kushte ku shokët e tij rezistuan për 90 minuta.

https://twitter.com/FOXSoccer/status/1102245220916158464?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed&ref_url=https%3A%2F%2Ftelesport.al%2Fsfida-ne-27-grade-celsius-gashi-beri-mire-qe-iku-nga-colorado-video%3Ffbclid%3DIwAR2Xy8efqh0p90oT8maCHAM7M5oZV9o4tNyGiYQ_c-GTX3xWUVSksSoZ3Vk