Kryeministri i Kosovës

Kurti ngushëllon familjen Thaçi

Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për humbjen e Haxhi Thaçit.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti e ka ngushëlluar familjen Thaçi përmes një letre.

“Për të ndjerin, kryeministri u shpreh se do të kujtohet gjithmonë për urtësinë e tij, respektin për të tjerët dhe dashurinë e madhe për vendin. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe timin, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve, dashamirëve të familjes suaj dhe miqve të ish-presidentit Hashim Thaçi”, thuhet në letrën ngushëlluese.