Superliga

Ballkani e Prishtina barazojnë, Llapi e mposhtë Dritën

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në Albi Mall Superligë, ku u ballafaquan Ballkani – Prishtina dhe Llapi – Drita.

Derisa në ndeshjen e parë nuk kishte fitues pasi u mbyll me rezultat 1:1 me dy gola të shënuar në finish të ndeshjes, në takimin tjetër Llapi e ka mposhtur Dritën në stadiumin “Zahir Pajaziti” me rezultat 1:0.

Përkundër kësaj humbjeje Drita vazhdon të kryesojë renditjen me një shkëputje të dukshme nga vendi i dytë që është Ballkani me 10 pikë.