Portieri i Luganos

Kush është Amir Saipi që pritet t’i bashkohet Kosovës

Sot mediat zvicerane kanë dhënë lajmin se portieri kosovar Amir Saipi do t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës së shpejti.

Portieri 24-vjeçar që luan në Zvicër ka vendosur t’i  thotë po fanellës dardane dhe ai pritet të ftohet qysh në ndeshjet e tetorit që Kosova luan me Lituanin dhe Qipron.

Saipi karrirën e nisi të skuadra e Schaffhausenit për të kaluar më pas në Grashoppers U21 ku ishte i huazuar. Pas paraqitjeve të mira aty rikthehet në ekipin e parë të Schaffhausenit ku luajti për dy vite, për të marrë më pas ofertë nga Lugano ku është edhe sot.

Saipi gjatë karrierës së tij për kategoritë e reja ka mbrojtur edhe ngjyrat e Zvicrës derisa shihet si një prurje e çmuar te Kosova. /Ballkani.info