LIVE nga protesta e PD-së në Tiranë

Opozita e bashkuar është mbledhur këtë të enjte për protestën e dytë në rradhë kundër qeverisë dhe për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Protesta nisi në orën 10:00 me vënien e disa luleve dhe qirinjve nga ana e të rinjve të FRPD-së, të cilët deklaruan se parlamenti është i vdekur për shkak të qeverisë së inkriminuar e që ka vjedhur votat e shqiptarëve.

Nga ana tjetër policia e shtetit, forcat speciale dhe garda e Republikës kanë fortifikuar të gjithë parlamentin jo vetëm me 1500 punonjësit e rendit, por edhe me gardhe me tela me gjemba.