Tri ndeshjet e ardhshme vendimtare për të ardhmen e Sarrit
Maurizio Sarri nuk e ka të ardhmen e sigurt në stolin e Chelseat.
Goal raporton se ish-trajneri i Napolit është në një presion të lartë, derisa fati i tij varet nga tri ndeshjet e ardhshme.
Në rast të shkarkimit të Sarrit atëherë rolin e tij pritet ta marrë asistenti i tij, Gianfranco Zola ose trajneri Eddie Newton.
Derisa të lidhur me një kalim te Chelsea janë edhe trajnerët Frank Lampard, e Zinedine Zidane.