Horoskopi ditor
Dashi
21.03-20.04
Të përballeni me rivalitet të hapur dhe garë nuk do t’ju pengojë; lërini të tjerët t’ju kundërshtojnë nëse guxojnë. Çka do që do të ndërmerrni tani, jeni në të për të fituar. Një ndërmarrje e përbashkët është inspiruese, sepse ka nuanca konkurruese brenda ekipit të punës. Ju synoni t’i përdorni tërësisht fuqitë tuaja drejtuese për të ecur përpara. Do të jeni krenarë në arritjet tuaja dhe autoriteti do të impresionohet po ashtu. Në mënyrë të besueshme mund t’i prisni disa shpërblime konkrete më vonë gjatë muajit.
Demi
21.04-20.05
Një çështje familjare do ta lërë në plan të dytë punën dhe gjërat tjera. Lajmi i mirë është: kjo do të jetë diçka e këndshme dhe do të ketë rezultat pozitiv. Një punë e pakryer do të duhet të jetë e përfunduar. Ndoshta do t’ju duhet t’i ktheheni punës të cilën keni shpresuar që dikush tjetër ta kishte kryer në mungesën tuaj. Nëse do t’ju kishin lënë të kryeni vetë një detyrë të përbashkët, do ta kishit përfunduar deri tani.
Binjakët
21.05-20.06
Një vendim impulsiv do të tërheqë entuziazmin të cilin e dëshironi që në fillim të ditës. Do të kapni çdo mundësi për të marrë pushim nga rrethi juaj i zakonshëm. Nëse e gjeni veten në ndonjë kompani të hareshme: aq më mirë! Ka disa pjesë të jetës suaj që nuk kanë ndryshuar qe disa kohë dhe kjo ju turbullon. Ju asnjëherë nuk keni qenë dikush të qëndroni të mbërthyer në rutinë dhe ju jeni të gatshëm të hapni krahët.
Gaforrja
21.06-20.07
Nëse jeni pajtuar të ndihmoni dikë në një detyrë të cilën duhen ta bëjnë shumë shpejt do të kuptoni që kjo nuk ka qenë edhe aq ide e mirë. Pas një mëngjesi testues me frustrime dhe keqkuptime ndoshta të gjithë do të pajtoheni që ju nuk jeni personi për këtë punë. Ose ndoshta ju dhe një person tjetër thjesht nuk do të doni të punoni bashkë. Të paktën pasditja premton të zgjidhet një diskutim dhe kjo ka të bëjë më një çështje financiare apo legale.
Luani
21.07-20.08
Njerëzit janë duke e trajtuar një detyrë si lojë, ju dëshironi që ajo të merret më seriozisht. Mund të duket e tepërt të sugjeroni të vazhdoni vetë me një përpjekje të përbashkët, por ndoshta nuk mund të parashikoni asgjë të vlefshme nëse vazhdoni si ekip, dhe ky mund të jetë opsioni më i arsyeshëm. Ju nuk synoni të jeni serioz gjatë tërë kohës dhe ju shijoni të argëtoheni, por kur duhet të kryhet puna, nuk dëshironi të humbi kohë duke bërë shaka përreth.
Virgjëresha
21.08-20.09
Nëse në jetë mungon sfida dhe stimulimi, ka gjëra që mund t’i bëni për këtë; nuk është e domosdoshme të jetë kështu. Nëse situata në punë apo karrierë ka arritur në atë pikë që nuk ju duket më interesante puna, tani është koha të konsideroni fillime të reja. Të kërkoni këshillë nga një koleg më i vjetër, i cili është aq i padobishëm deri në atë pikë saqë bëhet edhe pengues, mund t’ju ndihmojë të merrni vendim. Është koha të zbuloni çka tjetër është në ofertë në hapësirën tuaj.
Peshorja
21.09-20.10
Së shpejti do të bëhen ndryshime në jetën tuaj dhe ju nuk mund të bëni gjë rreth kësaj. Më mirë të shkoni me rrjedhën, sepse nëse pengoni progresin do të thotë që do të kaloni nëpër situatën e njëjtë vazhdimisht deri të prisni çka duhet të jetë. Të rinjtë kanë rol të rëndësishëm në jetën tuaj. Ose do t’ju kushtoni më shumë kohë fëmijëve tuaj, duke punuar me fëmijët apo duke kaluar më shumë kohë me familjet e miqve.
Akrepi
21.10-20.11
Asgjë nuk ndodh nga vetja; ka disa ngjarje paraprake dhe do të ketë pasoja të ardhshme që ato do t’i shihni tani. Nëse dikush pohon që nuk ka bërë asgjë për të shkaktuar një ndodhi të caktuar, nuk është duke thënë të vërtetën. Ndoshta keni qenë naiv në të kaluarën, dhe në ata rast, tani e keni kohën të ndryshoni dhe të filloni të silleni më përgjegjshëm për të fituar respektin e atyre rreth jush. Dikush është duke provuar t’ju mbyllë sytë, mos i lejoni!
Shigjetari
21.11-20.12
Diçka është duke ju shqetësuar. Mbani kujdes për aktivitetet tuaja ditore, bisedat dhe mendimet. Në fund të mendjes suaj mund të ndieni që gjithçka nuk është tërësisht e drejtë në jetën tuaj, por prapë nuk mund të përcaktoni se çka shkon keq. Gradualisht do të keni idenë se nga vjen kjo ndjenjë dhe do të jeni të aftë ta ndalni problemin. Do të keni mundësinë të fitoni disa para shtesë kur një mik i juaj ka nevojë për dikë që ka aftësitë tuaja dhe është në gjendje të paguajë për këtë.
Bricjapi
21.12-20.01
Veprimet e partnerit tuaj apo të një personi tjetër të dashur për ju janë duke nxitur probleme me zyrtarët apo eprorët në punë. Dita do të jetë gjithçka, pos e qetë nëse sjellja e tyre është duke ju brengosur. Çka më keq, nëse vendimet apo veprimet e një personi tjetër mund të prekin të ardhmen tuaj në një kohë të gjatë, ju duhet të mbani kujdes në atë se çka mund të bëjnë ata. Bëhuni shumë të kujdesshëm për ta lidhur veten për t’iu bashkuar një kompanie që do t’ju marrë shumë kohë dhe nuk do të jeni në gjendje të mbani kontroll mbi pjesët tjera të jetës.
Ujori
21.01-20.02
Të jeni ndihmës dhe të shoqërueshëm ndihmon të promovoni shoqërinë dhe harmoninë në të gjithë marrëdhëniet e juaja. Do të keni ndikim qetësues në të gjithë njerëzit rreth jush në shtëpi dhe punë. Nuk është çudi që jeni aq popullor. E keni mundësinë po ashtu të bëni kontakte të reja sociale , ku do të bëni më shumë se çka është në duart e juaja për të qenë të dobishëm për të tjerët. Mund ta keni filluar ditën duke planifikuar, por kjo ide shpejt do të refuzohet në favor për t’u bashkuar me një ekip ku përfshihen përpjekje të përbashkëta.
Peshqit
21.02-20.03
A është me të vërtetë e drejtë të uleni, të relaksoheni dhe të lejoni gjithë të tjerët të kryejnë të gjithë punën e vështirë? Si do ta justifikoni sjelljen e juaj prej dembeli? Njerëzit e tjerë nuk do ta besojnë nëse ju thoni që keni nevojë për të menduar, veçanërisht kur nuk mund t’ju jepni idetë të cilat janë duke pritur t’i dëgjojnë. Ju ndoshta dëshironi të ruani energjinë tuaj për dikë të veçantë apo planet romantike më vonë gjatë ditës, por nuk është duke funksionuar. Nëse kolegu ka nevojë për ndihmë, ku është poenta që të dukeni sikur jeni të ngarkuar kur ju e dini dhe ata e dinë që nuk jeni?