Llapi mposht lehtësisht KEK-un

Llapi e ka nisur me fitore stinorin pranveror të Superligës së Kosovës.

Llapjanët triumfuan 3:0 në udhëtim te KEK-u.

Mentor Zhdrella shënoi golin e parë për mysafirët në minutën e 37-të nga penalltia, derisa në 2:0 shifrat i çoi Hamdi Namani (45’), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Mysafirët vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, derisa rezultatin përfundimtar e vulosi Arbnor Ramadani në minutën e 89-të.