Valon Berisha lëndohet sërish
Valon Berisha nuk po gjen qetësi tek Lazio, teksa mesfushori kosovar është lënduar përsëri.
Futbollisti kosovar duket se është lënduar përsëri dhe nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë “Biancocelestët” në ndeshjen e Europa Leagues, që do të zhvillohet nesër mbrëma ndaj Sevillës.
“Lazio është në alarm pasi disa lojtarë janë lënduar. Valon Berisha e ka pësuar një tërheqje muskulore dhe mbetet të shihet gjendja e tij në orët në vazhdim”, njofton klubi italian.
Berisha ishte transferuar verën e kaluar në Lazio nga Salzburgu, por asnjëherë nuk ka arritur të lë shenjë në kryeqytetin italian.
Fillimisht kishte pësuar lëndim, e më pas nuk arriti ta bindte trajnerin Simone Inzaghi me kualitetet e tij.
Madje, Berisha arriti të debutonte në Serie A nga minuta e parë vetëm një javë më parë.
Ai ishte njëri prej futbollistëve më të mirë të Europa Leagues vitin e kaluar me Salzburgun.
Gjatë janarit u përfol për një largim të tij të mundshëm nga Lazio, por në fund vendosi të qëndrojë në “Olimpico”, së paku deri në fund të sezonit