Burri nga Vitia rreh bashkëshorten, arrestohet
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hënën në Vushtrri ka arrestuar një person, pasi dyshohet se i njëjti pas një mosmarrëveshje në shtëpinë e tij kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten.
“Në rast ishte përfshirë edhe i dyshuari mashkull K/Shqiptar vëllai i viktimës, i cili e kishte sulmuar të dyshuarin e parë.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Të tre personat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit i dyshuari i parë me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.