Temperaturat
Moti sot në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat gjatë së hënës – 08.07.2024, do të shkojnë deri në 33 gradë celsius. Ndërkaq temperaturat më të ulëta do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius.
Qytetet me temperaturat më të larta, sipas IHMK-së, do të jenë Gjakova dhe Istogu.
“Mot kryesisht me diell. Vranësira parashihen rreth maleve , ku vende-vende mund të ketë edhe ndonjë rigë të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s”- thuhet në komunikatë.
IHMK-ja bën të ditur se edhe ditët në vijim, vendi do të përballet me temperatura të larta.
Të martën temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë celsius; të mërkurën 30-34 gradë. Kurse të ënjtjen dhe të premten që parashihet të jenë ditët më të nxehta të javës, temperaturat maksimale do lëvizin mes 31-36 gradë celsius të enjten, ndërsa 32-37 gradë të premten.