Euro 2024
Kompletohen çiftet e 1/8 së finales, këto janë ndeshjet
Kanë përfunduar ndeshjet e fazës së grupeve të Kampionatit Evropian.
Faza nokaut do të nisë me dy përballje të forta.
Nikoqirja e Evropianit, Gjermania, do të luajë kundër Danimarkës të shtunën në orën 21:00 në Dortmund. Ndërkohë, Zvicra ballafaqohet me Italinë më 29 qershor në Berlin.
Të dielën në Koeln, Spanja nga ora 21:00 takohet me Gjeorgjinë. Të dielën luhet edhe 1/8 e finales ndërmjet Anglisë dhe Sllovakianga ora 18:00.
Më 1 korrik, Franca e Belgjika luajnë nga ora 18:00 në Duesseldorf.
Ndërkohë, Portugalia takohet me Slloveninë nga ora 21:00 në Frankfurt.
Rumania luan më 2 korrik nga ora 18:00 në Munih me Holandën, teksa Austria përballet me Turqinë në Leipzig nga ora 21:00. /Ballkani.info