Arrestohen 2 persona në Dragash
Policia në Dragash arreston SH.Q dhe H.H të dyshua për veprën penalë vjedhjë e rëndë.
Për të arrestuarit dyshohet se janë përfshirë në dy raste me 4 shkurt 2019 në fshatin Brodesan të Dragashit ku ata kanë vjedhur tri unaza të argjendit, katër krahore që mendohet se janë të arit dhe tri brisqe prodhim zviceran, dy telefona celularë.
“Personat e dyshuar tashmë të arrestuar dyshohet të jenë përfshirë në dy raste të ndodhura me 4 shkurt 2019 në fshatin Brodesan të Dragashit, ku të njëjtit kanë depërtuar në shtëpitë e viktimave dhe në mënyrë të paligjshme kanë arritur të marrin gjësende të ndryshme si: tri (3) unaza të argjendit, katër (4) krahore që mendohet se janë të arit, tri (3) brisqe prodhim zviceran, dy (2) telefona celularë. Vlera e përgjithshme e gjërave të vjedhura është e konsiderueshme”, thuhet në komunikatën e Policisë transmeton Ballkani.info