Aksident

Aksident i rëndë në Vushtrri

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Stanoc të komunës së Vushtrrisë.

Sipas raportimeve një veturë është rrokullisur, ndërkaq nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale shihet se dëmet materiale janë  mëdha, ndërkaq si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata në magjistralen Vushtrri-Prishtinë.