View this post on Instagram

ARI IM ? Kurrë se kisha mendu që mundem me shkru këtë shkrim për ty. Në këto ditë të vështira më kujtohen gjitha momentet që kaluam së bashku, ishin plot 20 vite, u rritem bashkë, mësuam gjithcka bashkë, e jetuam cdo dite sikur të ishte e fundit. Nuk e dita që në këtë jetë Zoti më kishte dërguar një Engjull për të më bërë të lumtur e të përmbushur në çdo aspekt. Por në të gjitha keto vite pjesë e rëndesishme e jetës sonë u bë bora e bardhësia e saj që e deshe aq shumë, ndoshta ishte shpirti yt i bardhë, që të tërheqi deri në përjetësi. Mua me le shumë kujtime te bukura dhe shembullin se si duhet te kujdesem per familjen, dhe misionin jo të lehtë për t'i rritur e edukuar Diarin e Deonin që aq shumë bëre për ta, me zemër të thyer do të mundohem që këtë mision ta përmbushi me forcën e vullnetin më të madh. Qenka e vërtete thënia se "Zoti i merr herët njerëzit më të mirë afër vetes" Deri të bashkohem me ty atje ku nuk ka ndarje, do të jesh çdo moment në zemrën time. Lamtumirë dashuria e jetës. Të dua ❤

A post shared by Merita Daci (@meritamd) on