Adnan Januzaj starton në derbin bask
Adnan Januzaj është në formacionin startues në derbin bask mes Real Sociedadit e Athletic Bilbaos
Real Sociedadi dhe Athletic Bilbao do të përballen në “Anoeta” nga ora 16:15, sfidë e vlefshme për xhiron e 22-të në La Liga.
Mesfushori shqiptar, Adnan Januzaj, është hedhur në fushë nga minuta e parë dhe do të japë maksimumin për të lënë gjurmë në këtë takim.
Kjo do të jetë sfida e 17-të për shqiptarin me Real Sociedadin në të gjitha garat këtë edicion, i cili ka kontribuar me një gol dhe 3 asistime.
BAT BI HIRU LAU BOST SEI ZAZPI REEEEEAAAAALLLLL!
Our XI 🔵⚪️🔵#RealSociedadAthletic pic.twitter.com/dqKaBHGVHz
— Real Sociedad 🇺🇸 🇬🇧 (@RealSociedadEN) February 2, 2019
🦁 Athletic Club XI 🔴⚪ pic.twitter.com/x8J3ebakp5
— Athletic Club (@Athletic_fr) February 2, 2019
Aktualisht, Sociedadi i Januzajt gjendet në pozitën e nëntë me 27 pikë, kurse Bilbao në atë të 12-të me vetëm një pikë më pak, 26.