PSG e ruan interesimin për Allan

Pasi nuk arriti të rrëmbente Allan nga Napoli gjatë merkatos së janarit, Paris Saint Germain do të bëjë maksimumin për të arritur te 28-vjeçari gjatë merkatos së verës.

Gjithsesi klubi parisien ka edhe një plan B. Në rast se nuk arrijnë te bindin sërish presidentin e italianëve, De Laurentiis, për të lënë të lirë brazilianin, atëherë drejtuesit e klubit nga “Parc des Princes” do të synojnë talentin e Lyon, Ndombele, i cili ndiqet me interes edhe nga Juventusi.

Kujtojmë që PSG ofroi rreth 60 milionë euro për të marrë menjëherë Allan, por edhe 160 milionë euro për të marrë brazilianin bashkë me Koulibaly, por në të dy rastet, oferta u refuzua nga De Laurentiis.