CR7
Ronaldo shënon golin e 879-të
Cristiano Ronaldo ka realizuar tjetër gol në një tjetër fitore të skuadrës së tij Al Nassr.
Portugezi të premten mbrëma e shënoi nga penalltia golin e 879-të në karrierë.
Me golin e Ronaldos, Al Nassr fitoi në udhëtim tek Al Ahli me rezultatin 1:0.
Ronaldo nga penalltia shënoi në minutën e 68-të, ndërsa ka regjistruar shënimin e 50-të me fanellën e skuadrës nga elita e futbollit të Arabisë Saudite.
Ronaldos iu anulua edhe një gol në minutën e 42-të për shkak të pozitës jashtë loje.
Al Nassr ka 56 pikë në vendin e dytë.
Al Ahli mbetet me 47 pikë në vendin e tretë.