Arrestohen aktivistët e PSD-së

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, Natyra Kuçi, Gëzon Kastrati e Zgjim Hyseni janë arrestuar nga Policia e Kosovës të enjten.

Ata u arrestua në manifestimin e “Ditës së Mësuesit” në Bibliotekën Kombëtare, në të cilin do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti e ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Nushi u arrestua teksa mbane një altoparlant në duar. Kastrati e Krasniqi u arrestuan jashtë objektit të Bilbliotekës Kombëtare.