Lajmi i fundit
Bie Facebooku, Messengeri e Instagrami
Facebooku, Messengeri e Instagrami, rrjetet sociale që janë në pronësi të Metas, janë jashtë përdorimit tash e disa minuta të martën.
Përdoruesve u janë mbyllur llogaritë në të tria rrjetet sociale. Pasi provojnë të kyçen sërish, përdoruesve u del mesazhi “passwordi është i gabuar”.
Raportohet se është problem global.