Liria prezanton përforcimet e huaja

Në kuadër të përgatitjeve për edicionin pranveror, Liria ka prezantuar dy prurjet e para.

Ishte vetë faqja e Lirisë që ka prezantuar përforcimet për stinorin pranveror.

Përforcimet e huaja janë Ramirez Valdivia Guillermo Abel, i cili vjen nga Margarita FC nga Venezuela. Pozita e tij është mesfushor.

Ndërsa, Jimenez Vivas Luis Manuel, vjen nga klubi Gran Valencia FC, po ashtu nga Venezuela, që luan po ashtu si mesfushor.

“Shpresoj të kem bërë zgjedhjen e duhur. Përvoja e tyre e madhe, prej nga vijnë, do t’i ndihmoj ekipit”, ka thënë trajneri Vincenzo Alberto Annese për faqen e klubit.

Prezantimin e bëri nënkryetari, Lindor Nrecaj.