Milani insiston në rikthimin e Deulofeut
Milani ka nevojë edhe për një sulmues krahu për të mbyllur në mënyrën më të mirë merkaton e dimrit.
Leonardo ka shënjestruar një emër të njohur për tifozët kuqezi, Gerard Deulofeun, i cili në një sezon i huazuar ka bërë shumë mirë në Serie A.
Transferimi është tepër i vështirë, pasi Watfordi pranon ta shesë spanjollin, por jo në huazim dhe kërkon jo pak por 30 milionë euro.
Palët vijojnë të negociojnë dhe deri në orët e fundit të merkatos mund të ketë zhvillime, pasi edhe dëshira e madhe e Deulofeut është rikthimi te Milani.