Manchester United

Ideja e çmendur e Ratcliffe: United ëndërron talentin e Premier League

Manchester United po kalon një periudhë të vështirë.

Sir Jim Ratcliffe është personi i identifikuar për të ringjallur klubin: presidenti i Ineos, në fakt, bleu 25% të aksioneve të Djajve të Kuq nga familja Glazers.

Ai do të jetë në krye të merkatos dhe ka vendosur objektivin e parë për janarin: Michael Olise. Lojtari i datëlindjes 2001, në pronësi të Crystal Palace, do të ishte identifikuar si përforcimi ideal për janarin.

Sipas asaj që raportohet nga The Evening Standard, Manchester United do të ofrojë gati 40 milionë euro për të siguruar lojtarin që krahasohet me Saka.