Pal Lekaj ngushëllon familjen Daci
Vdekja e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Zeka, tronditi të gjithë.
I ndjeri vdiq nga një ortek borë në Brezovicë, lëndime mori edhe një shok i tij, njofton Klan Kosova.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për mikun e tij, Nexhat Daci.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e Arian Dacit, Zëvendësministër i Diasporës. Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Daci dhe familjarëve, miqve dhe qytetarëve për këtë humbje të dhimbshme. Qëndroni të forte!”, ka shkruar Lekaj.
Arian Daci humbi jetën sot nga rënia e një orteku të borës në Brezovicë. Bashkë me Dacin, orteku e ka zënë edhe Ardian Bakallin, i cili ka shpëtuar.