Sulmuesi i Chelseat

Nkunku rikthehet në duelin kundër Sheffieldit

Sulmuesi Christopher Nkunku është rikuperuar nga lëndimi dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Mauricio Pochettino për ndeshjen e radhës në Premier League.

Chelsea luan të shtunën në shtëpi kundër Sheffield Unitedit, ndërsa në këtë duel që nis në orën 16:00, pritet të ketë minuta edhe për francezin Nkunku.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Pochettino, i cili është shprehur tejet i lumtur me rikuperimin e Nkunkut.

26-vjeçari iu bashkua Chelseat këtë verë për 80 milionë euro, por këtë edicion nuk e ka regjistruar ende asnjë paraqitje për ekipin nga Londra. Nkunku u lëndua gjatë fazës përgatitore dhe ishte i detyruar të qëndronte jashtë fushës për gati gjashtë muaj.