Hazard polemizon me Sarrin
Në shtëpinë e Chelseat jo gjithçka është në rregull, sikurse mund të jetë perceptimi nga jashtë.
Në kampin e “Bluve të Londrës” ka polemika mes trajnerit Maurizo Sarri dhe mesfushorit Eden Hazard pas kualifikimit me vështirësi në finale të Carabao Cup, teska u nevojitën goditjet e 11-metërshave për të përcaktuar fituesin në sfidën e shtëpisë ndaj Tottenhamit.
Pak ditë më parë, italiani kishte “thumbuar” belgun duke deklaruar se nuk është lider i vërtetë, ndërsa përgjigjja e Hazard është direkte.
“Nuk më intereson se çfarë thotë trajneri. Unë mendoj vetëm të luaj futbollin që di. Jam i përqendruar te skuadra dhe kërkoj vetëm që ta ndihmoj që të fitojë.”
Një reagim i drejtpërdrejtë në kulmin e zërave për një transferim të tij të mundshëm të Real Madridi, në La Liga.
Në gjysmëfinalen e Carabao Cup ndaj “Spurs” Hazard shënoi golin e rezultatit të përkohshëm 2-0.