LAJMI I FUNDIT

99.8 për qind e votave të numëruara: SNS 128 mandate, SPN 65, Ivica Daçiq 18 mandate… Shaip Kamberi konfirmohet deputet

Lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk duhet të ndalet” fitoi sipas projeksioneve, bazuar në 99,8 për qind të mostrës së përpunuar, 128 mandate në Kuvendin e Serbisë dhe koalicioni “Serbia kundër dhunës” 65, njoftoi Qendra për Liri dhe Zgjedhje Demokratike (CeSID).

CeSID, e cila ka monitoruar zgjedhjet me IPSOS, ka deklaruar në uebsajtin e saj se, sipas këtij rezultati lista “Ivica Daçiq – Kryeministër i Serbisë” ka fituar 18 mandate dhe koalicioni NADA, i cili përbëhet nga Partia e Re Demokratike e Serbisë (NDSS) dhe Lëvizja për rivendosjen e Mbretërisë së Serbisë (POKS) 13 mandate, transmeton Ballkani.info.

Sipas të njëjtave parashikime, lista “Ne – zëri i popullit” fitoi 13 mandate, ndërsa Unioni i Hungarezëve të Vojvodinës do të merr gjashtë mandate.

Gjithashtu është bërë e ditur se, sipas atyre projeksioneve, lista e udhëhequr nga Usame Zukorliq ka fituar tre mandate, ndërsa “Partia e Veprimit Demokratik Sanxhak Sulejman Ugljanin” ka fituar dy mandate.

Sipas këtyre parashikimeve, partia ruse dhe lista “Lufta politike e shqiptarëve vazhdon” e Shaip Kamberit do të kishin nga një deputet në Kuvendin e Serbisë. /Ballkani.info/

VIDEO BONUS: Nuk janë alpet e Zvicrës apo të Austrisë, janë bjeshkët e bukura të Deçanit