FOTO

Pse vallë mungojnë në këtë foto “pishtarët” e sportit kosovarë, që sot “çartin” studiot televizive

Sidomos gjatë fushatave elektorale brenda institucioneve sportive, gjegjësisht brenda federatave, fillojnë që studiot televizive të shndërrohen në arena “kakofonike”, ku rrahet gjoksi si “dahire” se jo unë kam bërë për sportin, jo po unë kam bërë më shumë.

Në një foto e vitit 1996 e cila po qarkullon nëper rrjete sociale, pra këtu e 27 vite më parë, shihen elita e prijësve të proceseve sportive të Kosovës. Aty nuk figurojnë as ata që akuzohen se kanë keqpërdorur mjetet e koncerteve humanitare nëpër Evropë, e as ata që nga sporti, gjegjësisht nga futbolli vetëm kanë marrë, apo thënë më mirë, secili kontribut e kanë pasur me faturë në fund. Ne këtë fotografi janë persona që kanë lënë pasdore ndoshta edhe familjet e tyre, në mënyrë që sporti në vendin tonë të mos ngecë.

Duke e prezantuar fotografinë, ju prezantojmë edhe disa prej figurave që gjinden aty:

Nga e majta ne te djathte: Blerim Vuniqi – Basketboll; , Agim Ademi – Futboll; , Aqif Shehu – Udheheqes i Sportit te kohes se Rugoves;, Sabri Hashani – Federata e Futbollit te Kosoves; Ulur nga e djathta: Prof. Mahmut Germizaj;, Besim Hasani nga Komiteti Olimpik i Kosoves;, Mexhit Devaja – Hendball;, Maliq Lushaku – Futbollit dhe jurist i sportit dhe Nezir Rama – Karate