97 pacientë janë shëruarve nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se 97 pacient janë shëruar në 24 orët e fundit nga COVID-19.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15 mijë e 295 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 658.

Instituti ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar 281 raste pozitive në COVID-19.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 150 raste, komuna Fushë Kosovë 22 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Klinë, Pejë dhe Rahovec.