96 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetegjashtë aktakuza kundër njëqindenjëzet personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tridhjetepesë persona.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të një personi, si dhe ka realizuar një sekuestrim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesëmbëdhjetë persona për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetë e gjashtë aktakuza kundër katër dhjet e shtatë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, dy të pandehur në dy raste të ndara, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Dhunimi” dhe “Dhuna në familje”.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit kangritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza ndaj njëzet (20) personave. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj të pandehurit për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” ku kishte pasoja fatale ndaj një të miturës.

Prokuroria Themelore e Pejës ka lëshuar urdhër me të cilin është autorizuar Policia e Kosovës, që nëntë (9) kafshët (lopë) të llojit të ndryshëm, simental dhe holstein të dërgohen në karantinën e burgut të Dubravës, të cilat janë zënë tek një i dyshuar gjatë transportimit me kamion, me çka dyshohet se është kryer vepra penale “Kontrabandimi i mallrave”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në gjashtë raste të ndara, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, po ashtu, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, Departamenti i Krimeve të Rënda, është një (1) person, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, një (1) person për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, Departamenti për të Mitur, janë ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, Departamenti i Përgjithshëm janë ndaluar tetë (8) persona për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” dhe “Ofrimi i lokaleve për prostitucion” dhe dy (2) persona për veprën penale “Dhunë në familje”. Po ashtu janë ndaluar pesë (5) persona për veprën penale Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetë e gjashtë (36) aktakuza kundër katër dhjet e shtatë (47) personave për vepra të ndryshme penale.

Departamenti i Krimeve të Rënda

Një (1) aktakuzë për dy (2) persona, për veprën penale “Posedim i narkotikëve”

Departamenti i Përgjithshëm,

Njëmbëdhjetë (11) aktakuza për gjashtëmbëdhjetë (16) persona, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Katër (4) aktakuza për gjashtë (6) persona, për veprën penale “Vjedhje”

Tre (3) aktakuza për tre (3) persona, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

Një (1) aktakuzë për një (1) person, për veprën penale “Zjarrvënia”

Dy (2) aktakuza për dy (2) persona, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”

Një (1) aktakuzë për tre (3) persona, për veprën penale “Vetëgjyqësia”

Një (1) aktakuzë për një (1) person, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”

Një (1) aktakuzë për një (1) person, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”

Dy (2) aktakuza për dy (2) persona, për veprën penale “Detyrim”

Një (1) aktakuzë për një (1) person, për veprën penale “Ngacmimi”

Një (1) aktakuzë për dy (2) persona, për veprën penale “Dhunë në familje”

Një (1) aktakuzë për një (1) person, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”

Një (1) aktakuzë për një (1) person, për veprën penale “Mashtrim”

Një (1) aktakuzë për një (1) person, për veprën penale “Kanosje”

Tre (3) aktakuza për tre (3) persona, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”

Një (1) aktakuzë për një (1) person, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi” sipas KPRK-së.

Ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” dhe “Shitja ose nxjerrja e të mirave natyrore bimëve ose kafshëve posaçërisht të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës”;

Pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale ”Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalime me urdhër të prokurorit :

Gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjashtë (6) persona me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa një (1) person është ndaluar për veprën penale “Blerja, posedimi i paautorizuar i narkotikëve”.

Kërkesa për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj të pandehurit për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” ku kishte pasoja fatale ndaj një të miturës.

Sekuestrimet :

Prokuroria Themelore e Pejës ka lëshuar urdhër me të cilin është autorizuar Policia e Kosovës, që nëntë (9) kafshët (lopë) të llojit të ndryshëm, simental dhe holstein të dërgohen në karantinën e burgut të Dubravës, të cilat janë zënë tek një i dyshuar gjatë transportimit me kamion, me çka dyshohet se është kryer vepra penale “Kontrabandimi i mallrave”.

Aktakuzat:

Shtatë (7) aktakuza për veprën penale “Dhunë në familje”

Tri (3) aktakuza për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”

Dy (2) aktakuza për veprën penale “ Vjedhje”

Dy (2) aktakuzë për veprën penale “Vjedhje shërbimeve”

Një (1) aktakuzë për veprën penale “Mbajtja në pronësi e paautorizuar e armëve apo mjetit të rrezikshëm”

Një aktakuzë (1) për veprën penale “Bashkësia martesore nën moshën 16 vjeçare”.

Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, në gjashtë raste të ndara, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona, njërin me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Kanosje’’, ndërsa tjetrin me dyshimin e veprave penale ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Ndërkaq, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar pesë (5) persona. Një person me dyshimin e veprës penale ‘’Ndotja e ujit të pijshëm’’, dy persona, në raste të ndara, për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ dhe dy persona për veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Aktakuzat:

Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhje e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’’.

Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokurorinë Themelore në Gjakovë ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunë në Familje” nga neni 248 paragrafi 2 të KPRK-së.”

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e Shërbimeve”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare“;

Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë“;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare “;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge “;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Zjarrvënie“.

Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar tre (3) persona, në tri (3) raste të ndara, në kohëzgjatje prej 48 orësh.Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të mitur, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” sipas KPRK-së.Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ndërsa, një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale. Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”, dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”.

loading…