Lajmi i fundit

Ndalohen dy edukatoret që dyshohet se rrahën 3-vjeçarin

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka shqiptar masën e ndalimit prej 48 orësh ndaj dy edukatoreve të çerdhes “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, që dyshohet se rrahën një fëmijë 3-vjeçar.

Sipas njoftimit, të dyshuarat janë N.M 64-vjeçare si dhe N.H 56-vjeçare.

Të njëjtat dyshohen për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

“Pas përfundimit të fazës preliminare të veprimeve hetimore, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarave; N. M, femër, 64 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, si dhe N. H, femër, 56 vjeç, shtetase  Republikës së Kosovës, u shqiptua masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në komunikatën për media.