Fatime Shala, kandidate për deputete nga radhët e PDK-së, sot ka takuar qytetarët e Gjakovës.

Kandidatja me numër 93 është shprehur e lumtur me pritjen që i është bërë në Gjakovë.

Postimi i plotë:

Gjakova – krenaria jonë!

Si kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, falënderoj jashtëzakonisht strukturat dhe simpatizantët e PDK-së. Angazhimi im është për një Kosovë më të fortë dhe një Gjakovë me më shumë zhvillim, mundësi dhe mbështetje për qytetarët.

Gjakova ka qenë gjithmonë simbol i qëndresës dhe vlerave kombëtare, dhe bashkë do ta bëjmë edhe më të fuqishme!

PDK 131✅ Fatime Shala 93✅