93-vjeçari nazist dënohet për vrasjen e 5 mijë të burgosurve në Poloni

Një roje e kampit të përqendrimit është shpallur fajtor për pjesëmarrje në vrasjen e 5 mijë të burgosurve. 93-vjeçari, Bruno Dey, është dënuar me dy vjet burgim në qytetin e Hamburgut në Gjermani.

Duke i mohuar akuzat, Dey ka thënë se ishte i detyruar dhe urdhëruar që të ndihmonte në vrasjen e të burgosurve në një kamp në Poloni.

Procesi gjyqësor kishte filluar kur ai ishte në moshën 17-vjeçare, por ky gjykim ngjalli pakënaqësi të mëdha. Sipas të dhënave, gjykimi i tij kishte filluar në gushtin e vitit 1944.