903 premtimet

Premtime të shumta kanë bërë kandidatët për kryetarë të komunave të Kosovës gjatë fushatës për zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në tetor dhe nëntor të vitit 2017.

Por, gara e dikurshme për fituesit e këtyre zgjedhjeve tash është kthyer në një sfidë për t’i përmbushur ato, shkruan sot Koha Ditore.

Ata që e kanë fituar besimin e qytetarëve për të qeverisur për këta katër vjet, përjashto 12 komuna, i kanë të regjistruara rreth 1000 premtime të bëra gjatë asaj fushate. Instituti për Studime të Avancuara GAP është duke vazhduar monitorimin e përmbushjes së tyre edhe gjatë këtij mandati nëpërmjet platformës elektronike “Letërnjoftimi i komunave”.

Përditësimi i fundit është bërë tash së voni e që përfshin periudhën njëvjeçare të qeverisjes (janar-dhjetor 2018). Nëpërmjet vlerësimit të premtimeve zgjedhore, sipas Institutit GAP, qëllimi është që t’i mbajë të përgjegjshëm kryetarët e zgjedhur për premtimet e dhëna.

Përmbushja e disa premtimeve, sipas organizatave joqeveritare, konsiderohet se është edhe obligim ligjor për kryetarët e komunave….