9 nga 26 zyrtarët e helmuar shtrihen në Klinikën Infektive të QKUK-së

Sot rreth orës 11:00, 26 persona kanë marrë alergji duke numëruar votat e ardhura nga Serbia.

Deri tani nëntë persona janë dërguar në Klinkën Infektive për të marrë trajtim mjekësor.

Këta pacientë tashmë i janë nënshtruar kontrolleve nga infektologët e QKUK-së.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i SHSKUK-së, Bastri Sejdiu.

Ai ka thënë se pacientët ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

“Gjendja është stabile. Kanë pasur disa skuqje. Janë nëntë persona që po trajthen”, ka thënë drejtori i Shërbimit Klinik dhe Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu.

loading…