Eskalon Kurteshi i VV-së në paraqitje televizive: SHBA e di se Kurti nuk luan q*** me ta

Sami Kurteshi i VV-së i cili shpesh herë njihet për deklarata kontraverse është deklaruar se si kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, sipas tij “nuk po lëshon pe” karshi kërkesave për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Kanë qenë president amerikan edhe në Korenë veriore dhe e ndjekin interesin e vetë.Natyrisht se Republika e Kosovës ka njerëz për të cilët edhe Amerika e dinë që nuk lujnë q*** me ta, por janë serioz atë që e thonë edhe e bëjnë dhe nuk e kanë ndërmend me lëshu pe”,tha Kurteshi.

“Normal, sigurisht.Por ju s’guxoni me i përmend ato.Ne marrim vesh edhe pa u publikuar në media. Mediat kanë burimet e tyre dhe nuk duhet të mbivlerësohen sidomos mediat sot në Kosovë, e që kanë mangësitë e tyre të mëdha.Pala amerikane i respekton njerëzit që janë të vendosur, e që dinë çfarë duan, e që e duan atdheun e tyre”,deklaroi ai.

Kurteshi gjithashtu foli edhe për përqindjen e votave të Kurtit dhe Vetëvendosjes në zgjedhjet e kaluara, duke u shprehur i bindur se qytetarët nuk e kanë tërhequr këtë vote, e që sipas tij ajo madje edhe është shtuar.

“Kerku asnjë vend në botë s’ka dy kryeministra, është vetëm një. Nëse e ka menduar ashtu ka të drejtë. Pas një personi qëndrojnë 50.2 përqind të votuesve të Kosovës që nuk e kanë tërhequr këtë votë, por mendoj se e kanë shtuar pikërisht për shkak të këtij qëndrimi.Pra një person është, kryeminsitri. Krejt mund të bëjnë gjithçka, por ajo duhet të zbatohet në Kosovë. Ata e dinë dhe ne e dimë se diçka tjetër është me shkru në letra e diçka tjetër me e zbatuar. Cdo ndërmjetësues bënë presion deri në momentin kur arrihet një marrëveshje.