Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Kroaci, i cili u mbajt sot, e ka përcaktuar socialdemokratin Zoran Milanoviq president të ri.
Në përfundim të numërimit ai është duke udhëhequr ndaj presidentes së deritashme me 5.4 për qind dallim (52.7% me 47.3%), që në vota i bie më shumë se 100 mijë (1.033.755 me 927.874).
Mirëpo, Kolinda Grabar Kitaroviq, e cila ka kandiduar për partinë djathtiste HDZ, ka fituar bindshëm në diasporën kroate, njofton Klan Kosova.
Nga 50.104 vota të numëruara deri tash, ajo ka marrë 44.049 (88%), ndërsa Milanoviq 6.055 (12%).







