853 të vdekur dhe 23 mijë raste të reja me Covid-19 në Itali

Italia po vazhdon të raportojë raste të shumta të infektuara me virusin Covid-19.

Në 24 orët e fundit, Italia ka konfirmuar 23 mijë e 232 raste ditore me Coronavirus.

Gjatë kësaj kohe, 853 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

 Në total, numri i të infektuarve ka shkuar në 1 milionë e 455 mijë e 22.

Po ashtu, brenda ditës, si pasojë e Covid-19,  853 persona humbën jetën, ndërsa totali i rasteve fatale shkon në 51 mijë e 306.

Autoritetet e mjekësore në këtë vend njoftuan gjithashtu se brenda ditës, u shëruan nga Coronavirusi 20,837 qytetarë. Kurse, numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 605.330.