85% e votave të numëruara, Gjakova po shkon drejt balotazhit

[23:47] Janë numëruar mbi 85% e votave në komunën e Gjakovës ku Ardian gjini vazhdon të prijë me 46.99% të votave.

Gjini deri më tani ka 15.922 vota ndërkohë kandidatja e VV-së, Mimoza Kusari Lila, ka 12.513 vota apo 36.93%.

Përkundër epërsisë së madhe, Gjini nuk ka arritur të sigurojë fitore bindëse që do i siguronte fitoren në raundin e parë.

Nga 139 vendvotime, kanë mbetur edhe 21 pa u procesuar.