Capital T

Capital T njofton se koncerti i tij “Time Capsule” mbahet në Prishtinë në verën e vitit 2023

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, në vitin 2019 ka mbajtur një nga koncertet më të mëdha në karrierë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Bëhet fjalë për koncertin recital “Time Capsule”, për të cilin ka raportuar prej kohësh se një i tillë do të mbahet edhe në Prishtinë.

E duket se pritjes i erdhi fundi pasi ka zbuluar një detaj se kur pritet të mbahet ky event.

Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, Trim Ademi (emri i vërtetë) zbulon se ky projekt do të organizohet në verën e vitit 2023.

“Time Capsule Prishtinë. Verë 2023. Zyrtare. Më shumë informacione vijnë së shpejti”, ka thënë ai.

Të shumta kanë qenë reagimet që ka marrë në pjesën për komente nga miqtë e fansat, të cilët mezi po presin për këtë projekt gjigant të artistit.
Besohet që ky projekt do të shënojë një tjetër sukses të jashtëzakonshëm të Capital T-së. /Telegrafi/