Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar sot për 83 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.
Krahasuar me ditën e djeshme ka një rritje të lehtë, por krahasuar me dy ditët e fillimit të javës kur kishim mbi 100 raste pozitiv me COVID-19, gjendja është e përmirësuar, por mbetet alarmante pasi ka vazhdimësi të shifrave të mëdha me COVID-19
Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 15 raste, komuna e Prishtinës 14 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Dragashit 8 raste, komuna e Mamushës 7 raste, komuna e Prizrenit 6 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Skenderaj.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka apeluar për kujdes të shtuar në këto ditë kur virusi ka marrë rritje shqetësuese. /Ballkani.info/







