82 vjeçari vdes në spital, ishte i paraburgosur me akuzë për abuzim seksual

82-vjeçari Ramiz Bordoniqi nga Komuna e Gjakovës që po kërkohej nga SHBA’të nën dyshimet për prostitucion, blerje, posedim, shpërndarje apo shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, ka vdekur sot në Klinikën e Neurologjisë së SHSKUK-së, ku po qëndronte në paraburgim.

Ditë më parë është raportuar se Bordoniqi po kërkohej nga INTERPOL-i nën dyshimet se tre vite të qëndrimit të tij illegal kishte kryer këto veprimtari.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur përmes një njoftimi nga SHSKUK.

“Në Kliniken e Neurologjisë të SHSKUK-së vdes një i paraburgosur Prishtinë, 02 korrik 2019 – Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot në Kliniken e Neurologjisë të SHSKUK-së rreth orës 13 : 54 , ka ndërruar jetë i paraburgosuri, me inicialet R. B , i lindur më 1937. R. B, me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë me datë 30 qershor rreth orës 23:00 është udhëzuar të dërgohet në Spitalin Rajonal të Pejës, dhe nga aty për shkak të gjendje jo të mirë shëndetësore është dërguar në Kliniken e Neurologjisë të SHSKUK-së, ku si pasojë e komplikimeve shëndetësore ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim derisa u bë e ditur edhe diagzona e të njejtit.

“I njëjti po vuante nga, Hypotensio Arteriales, Diabet Mellitus tip 2 dhe Bronchitis. R. B, akuzohej për Veprën Penale; keqpërdorime seksual”, thuhet tutje.

Trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.